TIRANË- Përveçse për vettingun kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për situatën e nxehur parazgjedhore në vend menjëherë pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme parlamentare që i jep start zbatimit të reformës në drejtësi.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse është optimist për zgjedhjet e 25 qershorit, duke qenë se edhe aleati i tij LSI, deklaron se do jetë forcë e parë.

Por kryeministri Rama nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka plasur me të qeshura para gazetarëve dhe kamerave duke mos dhënë asnjë përgjigje tjetër, të paktën verbale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: