Kombëtarja e Shqipërisë për 19-vjeçarë është mundur në finalen e “Lacio Cup” nga bashkëmoshatarët e tyre italianë. Ekipi “axurr” i përbërë nga lojtarë të Seria B triumfojë falë 11-metërshave pasi 120 minutat e lojës së rregullt u mbyllën me rezultatin 0-0.

Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Erion Bogdani luajti për gati 100 minuta me një lojtar më pak prej ndëshkimit me karton të kuq të Mikael Bytyçit në minutën e 21-të.

Në gjuajtjet nga pika e bardhë, italianët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 3-4. Pavarësisht humbjes, Shqipëria bëri një paraqitje mjaft të mirë gjatë këtij kompeticioni dhe në fund të takimit u nderua me trofeun e vendit të dytë.
kombetarja-u19.-470x251
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb