DURRES– Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar përshkallëzimin e situatës në Shijak dhe Lezhë. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit të LSI­-së, Luan Rama tha se Ministri i Brendshëm i PD­së nuk po kontrollon dot Policinë.

Teksa ka denoncuar fenomenin e blerjes së votës, si dhe intimidimin e qytetarëve, ai ka akuzuar eksponentë të Rilindjes, se po ndikojnë tek votuesit në qendrat e votimit.

“Në disa zona zgjedhore në qarkun e Durrësit po bëhet presion në afërsi apo brenda qendrave vendore. Më alarmante është situata në Shijak ku policia është inekzistente. Grupe të armatosura lëvizin me mjete të blinduara dhe me suport politik nga individë të spikatur të Rilindjes po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Kemi vënë në dijeni OSBE/ODIHR, ambasadën e SHBA për të tërhequr vëmendjen për situatën e rëndë në Shijak. Atje mund të përshkallëzohet veprimtaria kriminale. E njëjta situatë është edhe në Lezhë ku grupe kriminale vazhdojnë të lëvizin lirë pa pasur asnjë pengesë. Është alarmante që strukturat e Policisë nuk kanë asnjë komunikim me ministrin e Brendshëm’, tha Luan Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: