TIRANE- Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i është përgjigjur kryeministrit të vendit Edi Rama që e cilësoi sot marrëdhënien me aleatin në qeveri, LSI-në, si një histori pengmarrjeje.

Duke mos e kursyer ironinë, Luan Rama shprehet se kryeministrit i ka lezetuar “pengmarrja e LSI”, pasi ndryshe nuk ka si i shpjegon ofertat e bëra nga ai në 6 muajt e fundit.

Deputeti i LSI-së e ka vijuar ironinë me të parin e qeverisë përmes një shprehje të poetit rilindas Andon Zako Çajupi.
luan-rama

STATUSI I PLOTË
Nuk dua ta besoj si të thënë nga Edi Rama që “…koalicioni me Metën ishte pengmarrje!”
Sepse, nëse paska qenë kështu, d.m.th i pengmarrë nga LSI-ja, përse kërkoi edhe këto gjashtë muajt e fundit të bënte sërish koalicion me LSI-në?…
Apo ngaqë i lezetoi “pengmarrja?”.
Çfarë thotë Çajupi tek “Klubi i Selanikut?”:
“- Të paskan lënë mëntë more beu ynë!”
Dhe kush mund të thotë që nuk ka të drejtë Çajupi!…
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: