Ky është momenti shokues kur një luan mbërtheu dhëmbët e tij rreth fytit të stërvitësit të tij dhe e tërhoqi zvarrë nëpër arenën e cirkut, teksa fëmijët dhe familjarët e tyre bërtisnin të shokuar.

Pamjet e tmerrshme, që u postuan në Facebook, tregojnë stërvitësin 34-vjeçar, që kërkon të perfemormojë me kafshën gjigande, por u sulmua papritur nga ai.

Incident ndodhi gjatë një shfaqeje në Doullens, në veri të Francës të dielën pasdite. Stërvitësi u shtrua me urgjencë në spital me lëndime serioze, sipas mediave lokale.

Arena e cirkut u mbush me tym nga stafi për të shpërqëndruar luanin. 34-vjeçari, emri i të cilit nuk thuhet, ka plagë të rënda në fyt, por megjithatë është jashtë rrezikut për jetën.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb