TIRANE– Situata e vështirë me zjarret ka zbritur në terren forcat e ushtrisë dhe ato të zjarrfikëses për të vënë në kontroll flakët. Kryeministri Rama ka zgjedhur një foto të dy ushtarëve të rinj që po luftojnë me flakët në disa vatra të krijuara në vend.

Teksa vlerëson punën e tyre, Rama thotëse se Vangjeli dhe Ornela janë dy nga shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret.

“Ushtar i I, Vangjeli Limallari⭐ 20 vjeç dhe
Ushtar i I, Ornela Shaba⭐ 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese?

Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit???”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: