Luftëtari nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Korabit duke fituar me shifrat bindëse 0-4 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” dhe duke rigjetur fitoren pas 3 humbjeve radhazi.

Gjirokastritët shpërdoruan si fillim një penallti në minutën e 8 me kapitenin Beqiri që gaboi përballë Prençit, por suksesi nuk u vu në diskutim teksa shënuan në minutën e 30 me anë të Brahimajt, i cili realizoi golin e tij të parë sezonal.

Pjesa e dytë filloi me një supergol të Bregut me goditje dënimi në minutën e 47. Dëshira e Luftëtarit për të shënuar nuk u ndal me kaq dhe në minutat 84 dhe 88 u realizuan dy gola të tjerë me anë të Benguit dhe Rexhinaldos. Bengui shënoi golin e parë me fanellën e Luftëtarit.

Pas këtij takimi, Luftëtari merr përkohësisht vendin e 4-t në renditje me 39 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje. Nga ana tjetër, Korabi mbetet i fundit me 12 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb