U luajtën sot ndeshjet e javës së fundit në Super Ligën e Zvicrës dhe Lugano e Tramexanit dhe Sadikut siguroi zyrtarisht kualifikimin në Ligën e Europës. Pavarësisht humbjes në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Luzernës, Lugano u ndihmua nga barazimi i Sionit në shtëpi përballë Grasshopersit dhe mbeti në vendin e tretë të renditjes.

Sadiku ishte në fushë për 90 minuta të plota në ndeshjen e sotme të Luganos, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Megjithatë në fund të takimit nuk mund të kishte gjë tjetër veçse festë për skuadrën e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Lugano padyshim mund të cilësohet si një nga përrallat e futbollit sepse në janar Paolo Tramexani mori drejtimin e kësaj skuadre për ta shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë. Askush nuk e mendonte se një ekip i renditur pas 18 ndeshjesh në vendin e fundit, do të bënte një ecuri kampionësh në gjysmën e dytë të sezonit dhe do të arrinte të renditej në vendin e tretë./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: