Spanja dhe shumë vende të botës në orën 20:45 mbajnë frymën pasi në “Santiago Bernabeu” zbresin dy ekipe që kanë shkruar historinë në futbollin botëror. Real Madrid dhe Barcelona përplasen sonte për të sqaruar çështjen titull dhe për t’i dhënë një pasqyrë më të qartë “La Liga-s” për sezonin në fjalë.

Rreth një orë para takimit, dy trajnerët kanë zbardhur formacionet zyrtare me të cilat do sfidojnë skuadrat kundërshtare.

Në rradhët e “Los Blanco-s” bie në sy rikthimi i Gareth Bale në formacion. Real Madrid : Keylor Navas, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Nacho, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo y Benzema.

Ndërsa në kampin katalanas Luis Enrike ka zgjedhur që Neymar-in e pezulluar ta zëvendësoje me Paco Alcaser. Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Luis Suárez, Messi y Paco alcácer.

Kujtojmë se aktualisht kampionati udhëhiqet nga Real Madrid me 75-së pikë, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, por me “galaktikët” që kanë një sfidë më shumë në dispozicion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb