Romelu Lukaku ka shkëlqyer në debutimin e tij me Manchester United në ndeshjen e parë të “Premier League” për sezonin 2017-2018. Belgu ka realizuar dy-herë në takimin që u fitua 4-0 nga “djajtë e kuq”.

Lukaku zhbllokoi takimin në minutën e 33-të pas një asisiti perfekt të Rashford, ndërsa ekzaktësisht 20 minuta më pas ishte radha e Mkhitaryan për të dhënë kontributin në golin e dytë personal të Lukakut.

Për të mbyllur në perfeksion takimin e parë të këtij kampionati mendoi fillimisht Martial dhe më pas Pogba. Dyshja franceze me golat e tyre vulosën përfundimisht shifrat përfundimtare të takimit.

Manchester United vs West Ham United 4-0 – all… by Soccer_LENS
United pasi është mbyllur java e parë merr kryesimin e “Premier League” me ëndrrën për të mos e lëshuar më pavarësisht se ata e dinë mirë se ky është vetëm fillimi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb