I destinuar për t’u bashkuar me Chelsea, por milionat e United ndryshuan ekstremisht kah, Romelu Lukaku tashmë në klubin e ri ka edhe bekimin e Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi i kombëtares belge për herë të parë te “djajtë e kuq” nuk do të mbaj të njëjtin numër mbi fanellë që ka mbajtur kudo që ka luajtur më parë.
24-vjeçari ka bërë të ditur se për të marrë numrin 9 ka marrë edhe lejen e Zlatan Ibrahimovicit, të cilin edhe e falënderon, raporton “Daily Mirror”.

“Unë gjithmonë kam pyetur nënën time për numrat dhe kam luajtur me numrin 10, pasi ditëlindja e nënës time është më 10 tetor, në muajin e 10 të vitit”, ka deklaruar Lukaku.

“Për këtë arsye kam luajtur me numrin 10. Kam kërkuar numrin nëntë sepse jam sulmues. Sulmuesit luajnë me numrin 9, është një numër i mirë, dhe unë mora lejen e Ibrahimovicit për atë numër. Unë e falënderoj atë që më lejoi ta marr numrin e tij”, ka përfunduar belgu.

Lukaku gjatë kësaj jave la Evertonin për t’iu bashkuar Manchester United për 75 milionë paund, ku u bë edhe futbollisti i dytë më i shtrenjtë i gjigantit anglez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb