TIRANE- Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur për marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në ‘Top Story’, Basha tha se marrëveshja mes tij dhe Ramës nuk ishte asgjë tjetër, veçse kurorëzimi i marrëveshjes së protestës opozitare për njohjen e Republikës së re.

‘Marrëveshja me Ramën, nuk është asgjë tjetër veçse pranimi i Republikës së Re, nga ana e republikës së vjetër’, deklaroi Basha.

Kreu i PD propozoi gjithashtu për herë të parë edhe uljen e numrit të deputetëve dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të tyre në sistem mazhoritar.

“Deputetët do të zgjidhen në zona direkte mazhoritare me 100 gjithsej, pa korrektim. Të kemi vetëm 100 deputetë”, tha ai.

Lulzim Basha tha se më 25 qershor shqiptarët do të jenë përballë një zgjedhjeje të vetme të vërtetë që bazohet tërësisht tek ekonomia dhe ringritja e saj.

“Që është plani ekonomik i Partisë Demokratike, i hartuar në 2 vjet e gjysmë shumë të vështira për qytetarët shqiptarë, ku u godit sipërmarrja, u goditën qytetarët”, tha ai.

Basha tha se programi është hartuar nga ekspertët më të mirë europianë.

“Është hera e parë që një parti politike vjen në zgjedhje me një plan ekonomik me taksa të ulta dhe mbështetje për sektorët kryesorë, fermerët me subencione, sipërmarrjen që krijon vende pune. Është një program që merret me ekonominë, jo me timonin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: