Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Lulzim Tafa fitues i çmimit Ramadan Sinani për letërsi

Panairi i librit

NGA ARSIM SINANI*

Panairi i librit në Tetovë hapi për herë të 14-të dyert për botues dhe shtëpi botuese nga Maqedonia dhe rajoni. Në këtë eveniment kulturor apo festë të librit marrin pjesë shtëpi botuese me botimet e tyre më të reja të vitit 2015.

Për dallim nga ky vit Panairit të librit iu shtua edhe një aktivitet e ky është çmimi për letërsi që mban emrin e poetit tetovar Ramadan Sinani. Juria nën drejtimin e poetit tetovar Saljadin Salihu vendosi që ky çmim ti jepet poetit nga Kosova Lulzim Tafa.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila tha se do e mbështes librin me aq sa mundet. Ndërsa Qamil Rufati nga Shoqata e botuesve shqiptar në Maqedoni tha se tradita vazhdon.

Në fund iu nda çmimi poetit Lulzim Tafa dhe këtë çmim ia ndanë kryetarja e Tetovës Teuta Arifi dhe Qamil Rufati.

Lulzim Tafa, u lind më 1970 në Lipjan, Republika e Kosovës. Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit publik të Sarajevës.

Ka botuar edhe shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, është shpërblyer me shumë çmime letrare.

Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe/kroate, boshnjake, rumune, frënge, arabe, greke, turke, suedeze etj.

Librat e tij më të njohur janë:
1. “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
2. “ Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
3. “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
4. “ Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998
5. “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
6. “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015

Shtëpi të njohura botuese nga mbarë bota kanë përkthyer dhe botuar librat e tij, kurse shkrimtarë e kritikë letrarë nga vendi dhe bota e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij artistike. Për poezinë e Lulëzim Tafës, kanë shkruar dhe i kanë botuar ato edhe revistat më të njohura ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

Disa nga librat e botuar në gjuhë të huaja janë: “Traumausstellung” në gjuhën gjermane, “Terrible songs” në gjuhën angleze në New York, ”Under manen sover tiderna” në gjuhën suedeze, “Expozitie de vise” në gjuhën rumune, “La theorie de l’explication des reves”, në gjuhën frenge, “Vraziji Posao” gjuhën boshnjake, “La cronica di una santa Guerra” në gjuhën italiane, etj. Jeton në Prishtinë ku dhe është rektor i Universitetit AAB.
(m.k/BalkanWeb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.