Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Serbia të tërheqë fletë-arrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lunacek ka reaguar një ditë pasi u miratua Rezoluta në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet lirimi i Haradinajt dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Ajo shkruan në Twitter se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë procesin e dialogut, ndërsa Serbia duhet ta tërheqë fletë-arrestin ndaj Haradinajt.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë e saj urdhrin e vjetruar (2004) ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: