Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së.

“Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek në profilin e saj në Twitter.

Lunacek ka thënë se ky vendim e sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian.
lunacek1

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: