PRISHTINE– Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunacek, me anë të një mesazhi i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje.

Përmes mesazhit të saj Lunacek u ka shprehur ngushëllim familjes dhe shoqërisë së të ndjerit.

“Shpreh ngushëllim të sinqertë familjes dhe shoqërisë së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi; do të na mungosh me pikëllim si një pro-europian”, ka shkruar Lunacek në Twitter. Ditën e sotme në shenjë ndërtimi për Rexhepin u mbajt një ceremoni shtetërore, ku morën pjesë familjarë, të afërm, politikanë, por edhe qytetarë të thjeshtë, e më pas 63-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb