BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker nuk i mbajti dot nervat gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian për planin e Brukselit në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian. Shefi i BE u nervozua kur deputetët europian e sulmuan idenë e tij se duhet të konsultohen qytetarët e Unionit për atë se në çfarë rruge duhet të shkohet në mënyrë që të ruhet bashkimi i 27 shteteve europiane nga shpërbërja, raporton gazeta britanike “Daily Express”.

Në një moment Juncker shau duke thënë “M.., çfarë doni të bëjmë?”.

Shpërthimi i Junckerit ndodhi pas 75 minutave të paraqitjes së planit të Komisionit Europian në pesë pika, gjatë të cilës deputetët disa herë kërkonin që të shpreh qëndrimin e vet në lidhje me dokumentin. Kahjet të cilat Brukseli i paraqiti në plan sillen nga kthimi në bllokun tregtarë të shteteve deri te federalizmi i Unionit dhe shndërrimit të tij në “Shtete të Bashkuara Evropiane”.

Juncker hedh poshtë variantin e parë duke thënë se BE është shumë më tepër se një federatë tregtare. Refuzoi që të paraqesë qëndrimin e tij për katër të tjerë dhe shtoi se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin e debatit publik.

Theksoi që nuk dëshiron që për të ardhmen e Unionit të diskutohet nëpër gjithë kontinentin në nivelin nacional. “Komisioni Europian do të dëgjoj me kujdes para se të shpallë përgjigjen”, ka thënë Juncker.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb