Në samitin e tij të parë evropian, Emmanuel Macron paraqiti sot aftësinë e tij për të bindur partnerët e tij, duke u shprehur se kërkon të dalë nga dilema vdekjeprurëse e fjalëve pa vlerë dhe të autoritarizmit solitar.

“Në BE, zëri i Francës është i rëndësishëm dhe ajo mund të ndryshojë shumë gjëra, por ajo supozon nga njëra anë se Franca duhet të jetë një shembull, të thotë qartë atë që do dhe të bëjë atë që thotë, është çelësi i kredibilitetit”, shpjegoi presidenti i ri francez gjatë një konference për shtyp në ditën e tij të parë të samitit të BE-së në Bruksel.

“Më pas nuk duhet të biem në një sëmundje shpesh herë franceze që konsiston në të menduarin se Evropa është vetëm ne. Ajo përparon kur krijojmë konsensus”, theksoi Macron, që ripërsëriti ambicien e tij për të rithemeluar BE-në, një ndryshim i nevojshëm sipas tij për të bllokuar ekstremet dhe populizmat.

Në fund Macron përshëndeti krijimin e një fondi për mbrojtjen evropiane, të arritur sot gjatë këtij samiti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: