Ylli i pop-ti nuk ndalet. Madonna, pasi i dha fund lidhjes me një 26-vjeçar, ka nisur një tjetër marrëdhënie. Diva e muzikës pop duket se vazhdon trendin e saj për të takuar meshkuj më të rinj se vetja.

58-vjeçarja, raportohet se këtë herë është në një marrëdhënie me 31-vjeçarin Kevin Sampaio. Modeli portugez, që ka dhe një binjak, poston shpesh here foto ne rrjetet sociale me të vëllain e tij, që janë identik.

Gati një vit më parë ajo ishte në një lidhje me 26-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, i cili jetonte me Madonnën në rezidencën e saj dhe pranë fëmijëve të këngëtares.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: