TIRANE- Reagimeve të ashpra ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha i është bashkuar edhe demorkatja e lënë jashtë listave të zgjedhjeve, Majlinda Bregu.

Ajo fajësoi Bashën për 190 mije vota minus të PD-së, mes të tjerash ajo i kërkoi Bashës dorëheqjen. Bregu është ndalur edhe tek deklarata e sotme e zotit Basha, për ngrirjen e postin, deri në zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD. Sipas demokrates, “ngrirja” nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politik.

MESAZHI I BREGUT
Folen Shqiptaret me 25 Qershor!
Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!
Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!
E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!
Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!
I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!
I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!
I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!
I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!
Ai Njesh-i , ne Isha-t!
Ai I dlire, ne mekatare!
Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!
Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!
Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!
Give me a break Lul! In defeat, defiance!
Ne humbje, mosbindje!
Nuk perpjestohet humbja!
A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb