Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar edhe një çmim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Ajo është shpallur xhudistja më e mirë për vitin 2016. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka konfirmuar se kampionia olimpike ka fituar çmimin për xhudisten më të mirë të vitit “IJF Judoka of the Year Award”.

“Dy herë kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52 kg, mori 5299 pikë. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, shkruhet në komunikatën e IJF-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb