NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
400 gr makarona (veshëza)
800 gr brokoli
60 gr açuge
2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
4 lgj djath parmixhano
Pergatitja
Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm të ziejë.
Lajmë brokolin, ndajmë lulet nga kërcelli, më pas e qërojmë kercellin hollë dhe presim në copëza të vogla. Sapo uji të vlojë shtojmë 1 lugë supe kripë, pjesën e kërcellit të brokolit dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë për 12 minuta. Pas 7 minutave shtojmë në tenxhere dhe lulet e brokolit dhe i lemë të ziejnë së bashku me makaronat për 5 minuta.
Ndërkohë që ziejnë makaronat vendosim një tigan me vaj ulliri, shtojmë në të açuget, hudhrat të prera në feta të holla dhe specin djegës dhe i kaurdisim për 1-2 minuta duke i copëtuar açuget me lugë. Kullojmë më pas makaronat me brokoli dhe i shtojmë në tigan. I përziejmë për 1-2 minuta në tigan duke i spërkatur me djath parmixhano dhe më pas i servirim duke i pudrosur përsëri me pak parmixhano.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb