Janinë- Policia greke ka ndaluar një makinë të mbushur plot me marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar në Janinë.

Operacioni i policisë së Igumenicës u finalizua në Paliouri të Janinës ku u ndaluan dy mjete, njëra që shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetra për transportin e drogës, aty ku u gjetën dhe sekuestruan 210 kg marijuanë.
droga 1
Policia greke ka arrestuar edhe dy shqiptarë, të dy nga Fieri, Erald Gjergo 30-vjec Malvin Tafa 27 vjeç, raporton BalkanWeb.

Burimet policore bëjnë me dije se mjeti u ngarua me drogë në kufirin e gjelbër Sarandë-Igumenicë, ndërsa rezultonte i vjedhur në 17 prill në Nea Smirni, në Athinë, ndërsa përdorte targat e një mjeti tjetër.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: