Makina fluturuese me dy vende, e quajtur Lilium Jet ka përfunduar me sukses testet e fluturimit pa pilot. Kalimi i testit i ka dhënë dritën jeshile kompanisë gjermane për të ecur përpara me krijimin e një modeli me 5 vende, njofton CNN.

Lilium Jet ngrihet e ulet vertikalisht si një helikopter, në një hapësirë mjaft të vogël dhe fluturon drejt si një avion, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 290 km/orë.

Dizajni 100 për qind elektrik e bën këtë taksi fluturuese, shumë më efikase se një avion, ndërsa do të shërbejë për të zëvendësuar udhëtimet me taksi.

“Kemi zgjidhur disa nga sfidat më të vështira inxhinierike në aviacion, për të arritur në këtë pikë. Provat na treguan se çdo gjë funksionon ashtu si e kishim parashikuar, ndaj tani mund të përqendrohemi në prodhimin e modelit me pesë vende”, tha bashkëkrijuesi i Lilium Jet, Daniel Wiegand.

Nuk dihet ende se sa do të kushtojë kjo vepër, por kompania bën të ditur se po punon të jenë gati për treg në vitin 2018.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: