VLORË- Një tjetër makinë është përfshirë sot nga flakët në Qafën e Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të rrugës për disa minuta dhe panik tek qytetarët.

Sipas informacioneve për “BalkanWeb” nga gazetari Alfred Gurraj, makina është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë në lëvizje, por fatmirësisht ata që ndodheshin në të kanë dalë në kohë. Për disa minuta ka vijuar të digjet duke u shkrumbuar plotësisht.

Nuk dihet ende cila ka qenë arsyeja që makina ka marrë flakë por dyshohet për shkak të ndonjë defekti teknik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: