FIER- Një grua ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e sotme në Fier. Makina ka përplasur këmbësoren, e cila ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier, në vendin e quajtur fusha e druve.

Mësohet se viktima ishte rreth 50 vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Ndriçim Kuka.

Ndërkaq, policia kanë nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: