DIVJAKE– Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës. Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur më një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën L.S 25 vjeç si dhe është plagosur M.M, 32 vjeç, të cilët udhëtonin të dy me motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, A.P, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në datën 27.05.2017, rreth orës 20:35, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi A.P, 32 vjeç, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S 25 vejc, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje. L.S ka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: