VLORE– Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ndërsa një makinë është përplasur më një motor.

Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin “Ismail Qemali”, tek ‘Aleksandria’. Mësohet se shtetësia A.M., 32 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasin A.Rr., 36 vjeç, i cili drejtonte një mjet motorr.

Drejtuesi i mjetit motorr është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë ku po merr ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore të cilët kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: