Liderët e BE-së, të enjten e 22 qërshorit kanë rënë dakord të vazhdojnë edhe për 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë. Mali i Zi ka vazhduar sanksionet për Rusinë edhe 6 muaj, deri në janar të vitit 2018. Kështu u vendos në mbledhjen e mbajtur nga liderët e BE-së, kanë raportuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.
“Mali i Zi është gjithmonë në pajtim me vendimet që merr BE në kontekstin e përbashkët për politiken e jashtme dhe sigurinë”, kanë deklaruar autoritetet malazeze. Mali i Zi prej verës së vitit 2014, ishte pajtuar me BE-në për sanksionet kundër Rusisë. Për këtë arsye zyrtarët e Moskës kanë vendosur ndalesë importi për prodhimet bujqësore të Malit të Zi, kryesisht për verërat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb