Skuadra angleze e Mançester Sitit, e drejtuar nga Pep Guardiola, ka filluar lëvizjet në merkato menjëherë sapo ka mbyllur të gjitha ndeshjet e këtij sezoni futbollistik.

“Qytetarët” prezantuan sot blerjen e parë të verës, mesfushorin portugez të krahut të djathtë, Bernardo Silva. 22-vjeçari vjen nga Monako, skuadër me të cilën zhvilloi një sezon fantastik duke u shpallur kampion në Francë dhe duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Silva i kushtoi Sitit 43 milionë paund, por kostoja e tij mund të shkojë deri në 60 milionë sipas klauzolave të rëna dakord në kontratë. Ai firmosi me anglezët një kontratë 5-vjeçare dhe do të mbajë mbi shpinë numrin 20.

Në sezonin e sapombyllur me Monakon, Bernardo Silva u aktivizua në 58 ndeshje, shënoi 11 gola dhe dha 12 asiste./panomasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: