Manchester City i ka dhënë fund punimeve për rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes në “Etihad Stadium” dhe përfundimi është me të vërtetë mbresëlënës. Tashmë futbollistët e Manchester City do të jenë të zhytur në luks pasi sheikët që drejton klubin nuk janë kursyer aspak për këtë mrekulli.

Një miratim ishte marrë edhe nga Pep Guardiola i cili dëshironte një dhomë zhveshjeje të rrumbullakët për të shmangur uljen e lojtarëve sipas klaneve dhe komode për futbollistët, raporton “Daily Mirror”.

Nuk do të mungojnë as banjat me hidroterapi brenda dhomës së zhveshjes. Interesante është edhe zgjedhja për të shtuar një “Tunnel Club”, një zonë VIP për tifozët, e cila për shifrën e 9 mijë paundëve në vit, do t’u lejojë tifozëve të “qytetarëve” që të jetojnë në luks përvojën e ndeshjes dhe një restorant të klasit të parë.

Futbollistët e Manchester City do të kenë mundësinë e inaugurimit fundjavën e ardhshme kur qytetarët të ndeshen me Everton.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: