Manchester United nuk ndalet së fituari me rezultate bindëse. Edhe në javën e dytë të Premier League, djemtë e Jose Mourinho fituan me rezultatin 4-0 përballë Swansea.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë falë Eric Bailly. Edhe pse Swensea synoi barazimin gjatë gjithë pjesës së dytë, në 10 minutat e fundit u vulos gjithçka nga United. Romelu Lukaku ngriti epërsinë në 2-0 pas asistit nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Mkihtaryan asistoi edhe njëherë por kësaj radhe tek Paul Pogba që trefishoi epërsinë e Unitedit. Goli i katërt për ‘Djajt e Kuq’, u shënua nga Anthony Martial.

Pas kësaj fitore, United mbetet e vetme në krye pas dy javëve me pikët maksimale.

https://www.youtube.com/watch?v=XKazox2q-Ec

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb