BEOGRAD- Mandatarja për formimin e Qeverisë së Serbisë Ana Brnabiç, duke folur për programin e Qeverisë që pritet ta udhëheqë, ka thënë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Betimi që e kemi bërë vlen edhe tani – do ta ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë ajo për “tv pink” duke folur rreth qëndrimit të Qeverisë së saj ndaj Kosovës.

Brnabiç ka thënë se Qeveria e saj do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë e me Kinën dhe do të jetë e përkushtuar për të vazhduar rrugën europiane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: