TIRANE- Urimin e sotem per ndjekesit e tij ne FB,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, duke përcjellë pamjet fantastike të ekspozites më të re çelur sot në Muzeun Kombëtar Marubi, titulluar ‘Manipulim’.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë klip prezantues të ekspozitës më të re çelur sot në Muzeun Kombëtar Marubi, titulluar ‘Manipulim’. Fotografitë e retushuara të arkivës së Marubit do të jenë në qendër të kësaj ekspozite e cila tenton të nxjerrë në pah për herë të parë historinë e hershme të manipulimit të fotografive, për t’i ballafaquar ato me të vërtetën që dëshmojnë negativët origjinalë të paprekur”- shkruan Rama.

Por komentuesit të shqetësuar nga situata me zjarret në vend, e disa nga mungesa e ujit të pijshëm dhe e energjisë, i janë sulur me ankesa e kritika. Kete radhe ka mbizoteruar problemi i droges, zjarret qe po djegin vendet dhe krimi qe po merr jete.

DISA NGA KOMENTET
Shum bukur . Vetem se po’ na digjet Shqiperia . Duhet nje plan i vecant per emergjencat natyrore . Keto zjarrfikese qe disponojme, pervec numrin te Vogel, jane te kohes se Hitlerit .

Shume e bukur ekspozita me foto! Zoti Kryeminister qe prej 2 javesh zona e Tomorrices ne Skrapar eshte e perfshire nga zjarret. Konkretisht pylli i Kucit, bredh i bardhe i rritur ne shekuj ne ate zone. Flaket u jane afruar shtepive te banimit dhe jane duke perparuar drejt zones alpine ku gjate veres eshte e populluar me shume stane dhe blegtori nga zonat perreth. Banoret jane prej ditesh duke luftuar me flaket me mjete rrethanore por eshte e pamundur nese shteti nuk dergon mjete si helikopter per shuarjen e zjarrit. Ju lutem zoti Kryeminister merrni masa per ndihme se banoret ndihen te pashprese dhe te braktisur nga qeveria. E kane me te lehte te na kontaktojne ne jashte shtetit sesa qeverine ne Tirane.

Besoj me kete pune gjithollogu Lame do meret por mos e lodh shume se po afron edhe periudha e nderzimit te lopeve,cdo bej me pare ai i shkreti.Pune te mbare o Sulltan i Madherishem!

Te falenderoj fotografit dhe kujtimet jane te bukura,por po shemtohet panorama nga zjaret e ko eshte teagjike se bolle deme i kemi bere ketij vendi.

Mirmengjesi zoti Rama Ju uroj dite te mbare .Ankesat qe ne shkruajme ne adresen tuaj a kane pergjigje ?

Leri klipet se jemi vendi i fundit ne europe jemi turpi botes mos na bej sikur e do shqiperise si patriot se keto gjera i ben europa dhe jo ti . Se vjen greku derdh naften ne dete ku eshte teti jon apo nuk ua mban suma se ne lufte pushtetaret ikin populli lufton . Shiko se po arrin krimi kulme katastrofale ca shteti na tregon qe po ben lulishte dhe trotuare bej ligjet njehere o z.kryeminister se ke te gjithe gjyqtare e ministra qe vodhen leket e shtetit . Ne jemi nje vend i pasur zwicra e dyte nuk kemi krize ekonomike i dashur ne kemi krize politike . Vjen kanadezi ne shqiperi merr naften dhe cmimi te ne 180 leke te reja . Te lutem bej shtet me ligje zoteri te tjerat vin nga mbas mos fut hallexhiun ne burge per drita te bej dhe burgun per te tjeret fut drejtorat e ministrat qe i kane lejuar . Vetingu ku eshte ventingu nuk po shikojme asnje ndryshin vjen fbi e dhe europianet e korruptuar prandaj nuk ecen europa perpara dhe ne si shtete se jane mafiozet kryesore europa te uroj gjithe te mirat leri videot dhe postimet bej shqiperi se kam 5 vjet i larguar dhe as kam per te shkelur me aty .

Mund te na I kursesh keto nderkohe qe nuk kemi as drta as uje .Do shkojme te palare ne pune sot

kome

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: