Armando Aruci, futbollisti i Virtus në kampionatin amator të San Marinos u arrestua dje nga policia italiane pak minuta para se të merrte trofeun e golashënuesit më të mirë pas finales së kampionatit mes Tre Pene dhe La Fiorita.

Aruci u arrestua pasi dyshohej se kishte dorë në manipulimin e disa ndeshjeve në kampionat.

Sot, “Il Resto Del Carlino”, ka zbuluar rrugën që ndoqi policia për të rënë në gjurmët e shqiptarit. Pak kohë më parë, policia arrestoi portierin e Virtus, Masimiliano La Monaka, të cilit iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme kanabisi në makinë.

Lo Monaka është lënë i lirë pak ditë më parë, por duket se ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për të çuar në arrestimin e Arucit. Ata dyshohet se kanë manipuluar rezultatin e ndeshjes Virtus­San Xhovani, të vlefshme për Kupën e San Marinos, e cila u mbyll me fitoren 1­0 të miqve.
aruci-470x261
Një rezultat befasues me koeficient shumë të lartë që rezultoi me shumë të mëdha parash të luajtura në baste sidomos në Kampania e Sicili duke sjellë fitime që kanë kaluar shifrën e 300 mijë eurove.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb