TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas emërimit dhe dekretimit të Ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndaj të cilit ditët e fundit janë hedhur akuza në lidhje me detyrën e tij në kohën e diktaturës.

Në një postim në “Twitter” Manjani që kësaj radhe del hapur kundër Xhafajt shkruan se ai akuzohet për shkulje thonjsh dhe jo për pedikyr (shërbim thonjsh).

“E akuzojnë për shkulje thonjsh, jo për mani (pedi)kyr dhe e emërojnë Ministër të Brendshëm! Dështim i sistemit politik dhe kushtetues!”, shkruan Manjani.

Manjani twiter 1

Po dje Manjani ka publikuar një artikull gazete të regjimit të kaluar ku përmendej edhe emri i Xhafës.
“Ky i gjashti i ka bërë të gjitha statutet: të Rinisë, të Partisë (PS) dhe të Drejtësisë! Le ta bëjë edhe të Policisë! Ne na rroftë demokracia!”

Manjani twitter

Dje Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi Xhafajn mes 4 ministrave për në Ministrinë e Brendshme por i kërkoi parlamentit të mos e miratojë dekretin e tij për të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: