TIRANE- Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që vjen nga radhët e LSI, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’-ut, Manjani shkruan se u kthye si vasal i “çiç” e “viç-ve”, ndërsa theksoi se hodhi në erë vettingun me flet-rrufenë e listës së zezë. “Vettingun e hodhi në erë me flet-rrufenë e “listës së zezë”. Ndërsa Jugosllavinë na e shet si BE!!! Kulmi i talljes! Tallje e rëndë kjo! Koalicioni i Govatës me drejtues “vet Alinë e vetë Kadinë” nuk suprizon më!”, citohet në mesazhin e tij.

STATUSI I MANJANIT
Akti i dytë i diktatorit.
U nis në Trieste të bisedonte për negociatat në Europë por, na futi në JUGOSLLAVI!!! Na anëtarësoi pa na pyetuR fare në një kalbësirë politike që po tenton të ringrihet në kurriz të Shqiptarëve!
U nis me këpucë të bardha në dukje si Europian, por u kthye si Jugosllav. U kthye si vasal i “çiç” e “viç-ve”.
Ulëriste në Kuvend ndaj Ben Blushit, që e kishte pyetur se pse nuk çelen negociatat. Raportoi zyrtarisht se negociatat do çeleshin sapo të fillojë vetting-u.

Vettingun e hodhi në erë me flet-rrufenë e “listës së zezë”. Ndërsa Jugosllavinë na e shet si BE!!! Kulmi i talljes! Tallje e rëndë kjo!
Si mund te “jetë dakord” ky njeri me këtë ide?! Kë pyeti, me kë u konsultua, interesat e kujt përfaqëson ky njeri?
Po si nuk pyeti popullin e vet, shqiptarët kudo jetojnë, qoftë edhe ne FB nëse duan të bëhen apo jo Jugosllav?!
Nuk po i hyj analizave të tjera, ekonomike e politike, mjafton dhe kaq për të kuptuar rrezikun që mbart ideja dhe sjellja diktatoriale e njeriut qe i mbeti pushteti në dorë!
Tani që ka pushtetin i vetëm, po merr edhe Shtetin në konflikt të hapur me Kushtetutën e ligjet dhe po na paketon të gjithëve si Jugosllavë! Koalicioni i Govatës me drejtues “vet Alinë e vetë Kadinë” nuk suprizon më!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: