Nga një seks bombe në një mami seksi, Manuela Arcuri pozon për të përjavshmen Chi së bashku me djalin Matteo dhe thotë: ‘Mendoj për një fëmijë të dytë, por dua të kthehem në punë me kohë të plotë, por kam bërë një betim me veten, nuk zhvishem më’.

‘Jam e lumtur me Matteon, e kam dëshiruar shumë dhe tani e kam shumë të vështirë të shkëputem prej tij’ thotë artistja, e cila për shokun e saj Giovanni Di Gianfrancesco vazhdon: ‘Do të martohemi herët apo vonë’. “Më pëlqen të kem një tjetër fëmijë por tani do të ishte shumë e lodhshme. Mattia zgjohet akoma shpesh herë natën. Nuk do arrija dot të menaxhoja dy fëmijë. Preferoj ti kushtohem atij tani për tani. Sigurisht një vëlla apo motër është shumë i rëndësishëm… dhe unë e di mirë këtë…’ vazhdon Arcuri.

‘Jam e lumtur që u bëra nënë në moshën 37 vjeçare, e kam shijuar punën në televizion dhe fakti që tani kam një eksperiencë, më jep siguri thotë Manuela.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb