MAQEDONI- Kyretari i BDI, Ali Ahmeti, i cili është dakord për koalicion me liderin e LSDM, Zoran Zaev, ka reaguar pas deklaratave të presidentit maqedonas George Ivanov, se deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare, përbën vepër penale dhe cënim të sovranitetit të shtetit. Ai ka thënë se kjo deklaratë në asnjë mënyrë apo formë nuk cënon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizëm apo ndarje.

“Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brenda etnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi”.

Ahmeti ka ftuar partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë. Ndërsa, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ai i ka ftuar që të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të lejojnë që asnjëri nga ta siç ka thënë ai të bien pre e skenarëve dashakeqe që kanë origjinë e adresa të dyshimta për shqiptarët.

Screenshot_1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: