MAQEDONI- Janë vendosur  tenda para Parlamentit pas incidentetve që pasuan me hyrjen dhe sulmin e dhunshëm të huliganve maqedonas ndaj deputetëve maqedonas dhe që e pësoi edhe Ziadin Sela dhe Zoran Zaevi. Nga huliganët maqedonas “Për Maqedoni të përbashkët” thonë se do të qëndrojnë deri në fund para Parlamentit, njofton TetovaSot.
Gjithsejt 45 persona janë plagosur nga incidenti që shpërtheu në Kuvend. Duke përfshirë tre policë, janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit. Drejtoresha e Klinikës, Jasminka Cabukovska tha se katër prej tyre janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nga Ministria e Brendshme ka thënë se po kontrollohen për të plagosur të tjerë.



(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb