MAQEDONI- Presidenti i Maqedonisë, Ivanov  ka filluar të japë sinjale se është dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare. Burime nga kabineti i Ivanov kanë lajmëruar në mënyrë joformale mediat maqedonase se ky i fundit ka planifikuar që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev. Sipas këtyre burimeve, Ivanov po shqyrton garancitë të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit.

Ndryshe Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia dha mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Deklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë. Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike.

Është e qartë se ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin kategorik Ivanov për mosdhënien e mandatit liderit të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb