MAQEDONI- Lideri i VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski ka thënë se është kundër dhunës, por është absurde deklarata e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se ata që hynë në Kuvend planifikonin vrasjen e tij. Në “TV Tema” ai ka thënë se nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin, këtë mund ta bënte fare lehtësisht, sepse ishin shumë pranë me të kur ndodhi dhuna në Kuvend. Kjo deklaratë e Gruevskit bëhet me qëllim për të mohuar fjalët e Zaev se donin ta vrisnin duke pohuar faktin se kishin mundësi ta vrisnin dhe nuk e vranë.
“Pesë metra larg tij ndodheshin qindra njerëz. Dikush mund të nxirrte armën dhe ta vriste”, tha Gruevski.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb