Në një intervistë për mediat maqedonase më konkretisht për TV Sitel kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i ka bërë thirje popullit që të dalë në mbrojtje të shtetit, sepse sipas tij është sulmuar unitariteti i vendit dhe vetëm populli mund ta mbrojë atë.

“Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësi, dhe sulm të themeleve unitare të shtetit. Seriozisht më kuptuan shumica kur ngritja shqetësimin, por dikush nuk besonte dhe mendonin se kjo është vetëm fushatë e jona kundër LSDM-së. Por sot është e qartë se është rezikuar shteti“ ka thënë Gruevski.

Gruevski disa herë në intervistë ka përmendur popullin i cili sipas tij duhet ta mbrojë shtetin.

“Nëse populli nuk e mbron shtetin, atëherë do të ketë probleme. Nëse mendojnë dhe rijnë në shtëpi e shikojnë televizion duke shpresuar se dikush tjetër do ta mbrojë shtetin shumë po gabohen“, tha Gruevski.

Ai i ka porositur liderit të LSDM-së Zoran Zaev ta burgosë por mos të prek themelet e shtetit.

“Nëse dikush ka gabuar para ligjeve dhe ka dëshmi për atë duhet të përgjigjet. Nëse ka dëshirë të më burgos, unë paraqitem i pari për të më burgosur, vetëm e vetëm mos të prek në themelet e shtetit“, ka deklaruar Gruevski.

Ai i ka bërë ofertë publike Zaevit që nëse ka vendosur që me çdo kusht të bëhet kryeministër dhe nëse heq dorë nga rrënimi i shtetit VMRO-DPMNE do ta mbështetë në kuvend për Qeveri të pakicës dhe mbështetje të të gjitha ligjeve që nuk e prekin identitetin dhe shtetësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: