MAQEDONI-Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi se është e pazakontë që Qeveria të votohet kaq shpejt pasi janë bërë publike emrat e kandidatëve për ministra. Sipas tij, partia e Zaevit frikësohet nga analizat që opinioni mund t’u bëjë këtyre kandidatëve.

Është skandaloze që LSDM-ja si asnjëherë më parë përpiqet për një ditë ta vendosë votimin e Qeverisë në Parlament. Publikimi i përbërjes së Qeverisë mbrëmë dhe fillimi i debatit për të nesër në mëngjes, tregon që ata frikësohen prej diçkaje, se frikësohen nga analiza në publik dhe nga ajo e deputetëve të opozitës, frikësohen nga analiza e performansave të tyre të deritanishme, të kaluarës së tyre, të arsimimit të tyre, të veprimtarisë së tyre. Frikësohen gjithashtu që të mos e shikojmë në detaje këtë pamflet të cilin ata e quajnë program. LSDM-ja për një kohë të gjatë ka thënë që do të bëhet shumicë dhe do ta kthejë dinjitetin e Kuvendit, do të japin mundësi për debat të vërtetë dhe të dëgjohen kritikat e opozitës. Që ditën e parë, nga aeroplani shihet se as që do të kthejnë ndonjë dinjitet, por do ta shkatërrojnë atë që ka ekzistuar – deklaroi Nikolla Gruevski.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: