Ai madje është i gatshëm që me deputetët e partisë së tij, ta mbështesë LSDM-në, nëse heq dorë nga gjuha shqipe. Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Dhe sipas tij shteti ishte duke funksionuar normalisht, derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Sipas Gruevskit Qeveria e re mund të bëhet nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku sipas tij më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij.
“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në, ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë, nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski.
(BalkanWeb)