MAQEDONI- Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, sepse ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill. Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se kur nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë mësuesi i informatikës, i cili  ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën.

“Në një moment i është afruar mësuesi dhe i ka thënë djalit tim se ti je i LSDM, dhe përgjigja ka qenë po. Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski. Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, madje është paraqitur edhe në polici.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: