MAQEDONI- Protestuesit e organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” janë kthyer në rrugë. Mbrëmjen e së mërkurës marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Sipas mediave maqedonase ata bënë me dije se protestuesit nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Kryetarin e ri të Kuvendit, ata e konsideruan jo legjitim. Numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: