MAQEDONI- Kryeministri i ri, Zoran Zaevi menjëherë pas shpalljes së Qeverisë së re, theksoi se që nesër pret që të japë dorëheqjem Prokurori i Përgjithshëm, Marko Zvërlevski.

“Njëra nga arsyet që nuk funksionin gjyqësori, është Prokurori i Përgjithshëm shtetëror. Unë shpresoj që fillimin e reformave mund ta fillojmë, dhe i bëjë thirrje Marko Zvëlevskit të jep dorëheqje, Që nesër pres të jep dorëheqje si akt pasi ai e din se me vendim të Qeverisë, Parlamenti e ndërron Prokurorin e Përgjithshëm. Dhe seriozisht apeloj që të përshpejtojë proceset, të jep dorëheqje Marko Zvërlevski”, tha Zoran Zaev.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: