Ashtu si me Greqinë me të cilën ajo do të rifillojë diskutimet, Maqedonia kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet historike edhe me Bullgarinë me perspektivën për një anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, njoftoi sot në Sofje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Maqedonia mbylli një kapitull të nacionalizmit dhe urrejtjes dhe hapi kapitullin e të ardhmes evropiane”, deklaroi drejtuesi socialdemokrat me rastin e një takimi me homologun bullgar, Bojko Borisov, në vizitën e dytë jashtë vendit që prej marrjes së funksionit më 1 qershor.

Zaev siguroi se nënshkrimi i një traktati dypalësh miqësie dhe bashkëpunimi kërkuar nga Bullgaria që prej vitit 2009 ishte parashikuar më 2 gusht në kuadër të një vizite të Borissov në Shkup.

Shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, më 15 janar 1992, Bullgaria mendon se maqedonasit sllavë janë me origjinë bullgare dhe nuk e njeh minoritetin maqedonas në tokën e saj.

Bullgaria, që do të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë 2018, u angazhua për mbështetje të perspektivës euroatlantike të Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: