Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka folur për herë të parë pas situatës kaotike dhe dhunës në parlamentin e vendit. Nga Vodno, Ivanov ka bërë thirrje për takim mes liderëve de për uljen e tensioneve.

“Bëj apel për uljen e tensioneve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë. Secili duhet të jetë i përgjegjshëm për hapat e vet. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ruajtjen e karakterit unitar të shtetit. Nuk ka çështje për të cilën nuk mund të arrihet zgjidhje përmes dialogut. Andaj i ftoj liderët e partive politike që nesër të vijnë në kabinetin tim që t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet për dalje nga kjo krizë. Liderët e kanë marrë besimin e qytetarëve dhe janë më të thirrurit për të gjetur zgjidhje. Askush nga jashtë nuk do t’i zgjidhë problemet tona në rast se ne nuk i zgjidhim vetë”, deklalaroi Gjorge Ivanov, i cili nuk ka pranuar të mandatojë Zoran Zaev për kryeministër për shkak të marrëveshjes së tij me shqiptarët..

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb